E rëndë, nxënësi në Itali spërkat mësuesen me spraj piperi dhe e sulmon me thi'kë brenda klasës

Bota

E rëndë, nxënësi në Itali spërkat mësuesen me
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes një shkollë të mesme në Romë, ku një nxënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mësuese.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Giovanni Verga”, ku, sipas informacioneve paraprake, nxënësi i ka spërkatur mësueses sprej piper në fytyrë dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës.

Pas njoftimit në numrin e emergjencës 112, në shkollë kanë mbërritur karabinierët e stacionit Centocelle të Romës, ndërsa në vendngjarje janë dërguar edhe ekipet e urgjencës.

Mësuesja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo ndodhet në gjendje shoku, por sipas të dhënave të para nuk është në rrezik për jetën.

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit. Deri në këto momente, detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen e nxënësit nuk janë bërë të ditura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion