Monitorim nga ajri për shkelësit, rrugorja e Fierit nxjerr dronët në terren, ndëshkon ata që...

Aktualitet

Monitorim nga ajri për shkelësit, rrugorja e Fierit nxjerr dronët
Policia Rrugore e Fierit ka vijuar monitorimet me dron veçanërisht për parkimet e gabuara.

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se këto kontrolle bëhen edhe për lëvizjet e makinave gjatë orareve të hyrjes dhe daljes pranë shkollave publike dhe jopublike.

Njoftimi i plotë

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave për rritjen e sigurisë rrugore, krahas disiplinimit të lëvizjes gjatë orareve të hyrjes dhe daljes pranë shkollave publike dhe jopublike, kanë shtuar kontrollet edhe në rrugët e tjera urbane, kryesore dhe dytësore, në qendrat e banuara.

Kontrollet e alternuara, me burime njerëzore dhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, kanë për qëllim jo vetëm disiplinimin e parkimit, në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor, por edhe rritjen e transparencës në trajtimin e ankesave të përdoruesve të rrugës lidhur me rastet e ndëshkimit në mungesë nga shërbimet e Policisë.

Duke marrë në konsideratë numrin e lartë të mjeteve që konstatohen në shkelje, kryesisht për parkime në rresht të dytë ose në rrugëkalime të mjeteve, të cilat shkaktojnë vështirësi dhe stres të përditshëm për përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore i bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë përgjegjshmëri dhe të shmangin parkimet e parregullta.

Këto masa synojnë garantimin e një qarkullimi sa më të lirë dhe të sigurt, veçanërisht gjatë sezonit të ri shkollor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion