Sulmohet me dron baza amerikane në Jordani, vriten 3 ushtarë, 25 të plagosur

Bota

Sulmohet me dron baza amerikane në Jordani, vriten 3 ushtarë, 25

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në Jordani.

Komanda Qendrore e SHBA tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i rëndësishëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.

Që nga e premtja ka pasur më shumë se 158 sulme ndaj forcave të SHBA-së dhe të koalicionit në Irak dhe Siri, megjithëse zyrtarët e kanë përshkruar breshërinë e vazhdueshme të dronëve dhe raketave si të pasuksesshme, pasi ato shpesh nuk kanë shkaktuar lëndime serioze ose dëmtime në infrastrukturë.

Është e paqartë pse mbrojtja ajrore nuk arriti të zbulonte dronin, i cili duket të jetë sulmi i parë i njohur në Kullën 22 që nga fillimi i sulmeve ndaj forcave të SHBA-së dhe koalicionit më 17 tetor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion