Zbardhet dëshmia, personi që shiti armën e vrasjes së Liridonës: Naimi bëri ‘pazar’, e provoi në oborr

Kosovë&Rajon

Zbardhet dëshmia, personi që shiti armën e vrasjes së

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit, Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e dhënë për median Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli, por mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt

Ai tregon armën ia ka shitur për 280 euro, ku Naim Murseli ka bërë ‘pazar’.  Dodaj tregon se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

“Atë dit i ishte prish goma e makinës, në veturë pas kthimit më ka thënë se kam një armë 1 mijë euro. Unë i kam thënë e kam 250 euro, më ka thënë a bën me e shiku. E kanë provuar armën në oborr.

E kanë armën dhe kanë thënë kur të kthehemi do marrim dhe fishekët. Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro. Biseda ka zgjatur një orë. Nuk më kanë tregu asgjë, por as unë nuk i pyeta.

Armën e kam blerë para 5-6 vjetëve prej personave të Shqipërisë. Ta kisha dit, do ta kisha raportuar por e kam marrë vesh nga mediat. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë“, thuhet në dëshminë e Dodajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion