Nuk është vëllai binjak, Scholz bën "selfie" me sozinë e tij

Bota

Nuk është vëllai binjak, Scholz bën "selfie" me

Një foto e senatorit amerikan Delaëare, Chris Coons dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz i ka habitur të gjithë. Ngjashmëria mes tyre tyre është e jashtëzakonshme, saqë i ka bërë njerëzit të pyesin se cili është, kush?!
Chris Coons dhe Olaf Scholz u takuan në Uashington DC të enjten. Më pas, ata bënë një selfie së bashku dhe e postuan në internet duke ngacmuar të njëjtën pyetje.

“Wer ist wer?”, bën shaka Sen Coons – gjermanisht për “kush është kush”.
Ngjashmëria e tyre vihet re në çdo detaj, duke filluar që nga forma e flokëve dhe ngjyra e thinjur, forma e syve, forma e fytyrës, etj.
“Shkëlqyeshëm të shoh përsëri binjakun tim”, shkroi kancelari Scholz në X, dikur Tëitter, në një ri-postim të imazhit.

Scholz, udhëheqësi i qeverisë së koalicionit të tre partive të Gjermanisë që erdhi në pushtet në vitin 2021, zakonisht nuk njihet për sensin e tij të humorit, por ky postim i fundit tregon se paskemi menduar gabim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është vëllai binjak, Scholz bën "selfie" me


Ata jo vetëm që ndajnë të njëjtën moshë relative, 60 dhe 65, ose të njëjtën gjatësi, por ata gjithashtu ndajnë një dashuri për politikën dhe një ndjenjë urgjence për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë.

ME TE LEXUARAT