Pasuria përrallore e Bektash Shtëpënjës, SPAK i zbulon 20 llogari bankare bariut

Aktualitet

Pasuria përrallore e Bektash Shtëpënjës, SPAK i zbulon 20

Viti 2022 do të sillte për herë të parë në historinë e SPAK, Prokurorisë së Posaçme përplasjen e provave mes hetuesve dhe fshatarëve të një komunitetit, si Kozarë.

Kjo është foto e qershor 2022, asokohe ishte pranuar kërkesa e SPAK për të thirrur dëshmitarë 240 banorët e fshatit Kozarë, të cilët do duhet të dëshmonin si e njihnin Bektashin, si e kishin korrur grurin me autokombajnën e tij dhe nëse kishin marrë ndonjë faturë.

E gjitha kjo vinte për shkak të ligjit antimafia që prej vitit 2009 është në fuqi në vendin tonë, ligj i cili kishte prekur bujkun Bektash, si një lidhje e pasurive me të birin.

Pasuria e cila sipas SPAK vinte nga burime të paligjshme ishte në total një sipërfaqe toke 1700 m, dy apartamente, 2 vetura dhe një motor “Harly Davidson”.

Por a është i vetmi Betashi dhe fshati Kozar që do të përballen me ligjin antimafia?

Emisioni “FactCheck” ka mundur të sigurisë ekskluzivisht vendimin e gjykatës së posaçme e cila në zbatim të ligjit antimafia ka sekuestruar 200 llogari bankare dhe asete në vlerën e 5 milion euro.

Këto asete sipas dosjes janë shpërndarë thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe bankat e nivelit të dytë dhe fushat e kamuflimit të parave janë: Blegtorë, Fermer, Rrobashitës, Bar Kafe Bilardo, Qendër Estetike Floktore, Peshkatar, Murator, Shofer, Punues Hekuri, Enë Kuzhine, Transport Udhëtarësh dhe Kamping në Plazhet e Dhërmiut.

Në listën e bizneseve të cilat përdoren për të qarkulluar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme sipas SPAK janë edhe shoqëritë Agro Green, Agronature, Escolar Albania, Vlora 2017 e deri tek tregtia e energjisë elektrike me kompaninë Alin Trading.

Më 1 Shkurt 2024 gjyqtari Erjon Çela ka marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi të cilët në zbatim të Ligjit Antimafia pas hetimeve të prokurorisë së Firences nisën të verifikojnë pasuritë e shtetasve shqiptarë dhe lidhjeve të tyre të afërta.

Por cilët janë shqiptarët që u vunë në hetim pasurorë pas procedimit penal si trafikant droge në Itali?

Sipas vendimit emrat e tyre janë: Kledjon Muçollari, Ervis Vangjeli, Kristjan Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuçi, Fael Xhelili, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Eraldo Kolgjokaj dhe persona të tjerë e familjarët e tyre./faktor

ME TE LEXUARAT