Një vit nga ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Leone XIV: Trashëgimia e tij vazhdon të jetojë

Bota

Një vit nga ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Leone XIV:

Një vit pas ndarjes nga jeta të Papa Françesku, kujtimi dhe ndikimi i tij vijojnë të jenë të forta jo vetëm në Vatikani, por në mbarë botën. Papa aktual, Leone XIV, e përkujtoi sot paraardhësin me një mesazh prekës, duke theksuar se rruga që ai nisi nuk është ndalur, por vazhdon me të njëjtin përkushtim: më shumë afërsi, më shumë përulje dhe një botë më e bashkuar.

Në një postim në rrjetin social X, Leone XIV u shpreh se fjalët dhe veprat e Papa Françeskut mbeten të gjalla në zemrat e besimtarëve.

“Trashëgimia e tij jeton mes nesh. Është detyra jonë ta çojmë përpara, duke shpallur gëzimin e Ungjillit, duke folur për mëshirën e Zotit dhe duke forcuar vëllazërinë mes njerëzve”, thuhet në mesazhin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion