Gaza nuk gjen qetësi/ Tre të vrarë nga sulmi ajror në Khan Younis

Tre persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror izraelit në veriperëndim të Khan Younis, në jug të Gazës, gjatë orëve të natës, sipas një zëdhënësi të mbrojtjes civile.
Sipas raportimeve nga terreni, avionët ushtarakë izraelitë kanë vijuar fluturimet mbi enklavën palestineze gjatë gjithë natës, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.
Konflikti në Gaza shpërtheu pas sulmit të Hamas më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ku u vranë mbi 1,200 persona, shumica civilë. Që prej asaj kohe, ofensiva ushtarake izraelite ka shkaktuar një numër shumë të lartë viktimash në territorin palestinez.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vrarëve ka arritur në të paktën 72,549 persona, kryesisht civilë, shifra që konsiderohen të besueshme edhe nga OKB. Ndërkohë, vetëm që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, janë raportuar 770 viktima të tjera palestineze.
Të dhënat nga UN Women tregojnë se mbi gjysma e viktimave, rreth 38,000, janë gra dhe vajza, ndërsa sipas OKB-së, mesatarisht të paktën 47 gra dhe vajza janë vrarë çdo ditë gjatë këtij konflikti.


