Frikë dhe panik/ Tërmeti 7.7 ballë në Japoni, pamje tronditëse nga lëkundjet! Rrezik për një tjetër goditje

Bota

Frikë dhe panik/ Tërmeti 7.7 ballë në Japoni, pamje

Japonia është vënë në alarm nga sizmiologët pas një tërmeti me magnitudë 7.7, i cili shkaktoi panik dhe plagosi gjashtë persona, dy prej tyre rëndë.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e mijëra banorëve në zonat bregdetare, ndërsa u dha paralajmërim për cunami me valë që pritej të arrinin deri në 3 metra, megjithëse valët më të mëdha të regjistruara ishin rreth 80 cm.

Dridhjet u ndjenë deri në Tokio, ndërsa paralajmërimet për cunami u hoqën disa orë më vonë.

Ekspertët paralajmërojnë se rreziku për një tërmet edhe më të fortë mbetet mbi normalen, duke rikujtuar tragjedinë e Tërmeti dhe cunami i Japonisë 2011, ku humbën jetën mbi 18 mijë persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion