Një grua shtatëzanë vdes nga AstraZeneca, Brazili pezullon vaksinën

Bota

Një grua shtatëzanë vdes nga AstraZeneca, Brazili pezullon

AstraZeneca është pezulluar edhe në Brazil. Mësohet se qeveria e vendit ka marrë këtë vendim, vetëm për gratë shtatëzanë, kjo pasi një grua e cila ishte në javën e 23- të shtatëzanisë, ndërroi jetë pasi mori këtë vaksinë.

Sipas mediave braziliane, ky vendim do qëndrojë në fuqi, derisa të zbulohet shkaku i vdekjes së viktimës. Po ashtu, qeveria ka vendosur që gratë shtatëzanë që janë vaksinuar me AstraZeneca, nuk do e marrinn dozën e dytë, deri në pritje të një përgjigje.

Aktualisht, bën me dije ministria e shëndetësisë, në Brazil janë vaksinuar 22,295 gra shtatzëna me AstraZeneca, e cila është një nga tre vaksinat e miratuara në Brazil, dy të tjerët janë CoronaVac dhe Sinovac dhe  Pfizer / BioNTech.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion