Rrjedhja e gazit në minierën e Martaneshit dhe asfiksimi i disa minatorëve, procedohet penalisht një 53-vjeçar

Aktualitet

Rrjedhja e gazit në minierën e Martaneshit dhe asfiksimi i disa

Një person është proceduar penalisht pas ngjarjes së ndodhur dje në një minierë në zonën e Martaneshit.

Sipas burimeve zyrtare nga policia e Matit, në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion