“Më mirë të bësh piktura se të luash bingo”, Rama takon “piktorin” në shtëpinë e rindërtuar në Kamëz

Aktualitet

“Më mirë të bësh piktura se të luash

KAMËZ

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Kamëz, e cila përfitoi nga skema e rindërtimit të shtëpive, pas pasojave të tërmetit.

Një nga djemtë e familjes tregoi se përpos se punon, ka pasion edhe pikturën. Djaloshi tregoi disa nga pikturat e tij. Ndërsa, Rama tha se më mirë është të bësh piktura sesa të luash bingo.

Edi Rama: Shtëpia e re është perfekte. Banesën vetëm ta gëzoni. Nuk e besonit se do t’iu bëhej shtëpia e re. Siç e shiikoni vetë, hapësira tani është më e madhe nga se ishte.

Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.

Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë do luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?

Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.

Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion