Ngjarje e rëndë/ Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

Bota

Ngjarje e rëndë/ Po shkonte të merrte nusen, qëllohet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese. Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben Guerdane, një qytet kufitar me Libinë disa persona të armatosur me pushkë qëlluan me gaz lotsjellës.

Nga të shtënat u godit dhëndri 33-vjeçar, në disa pjesë të trupit, si dhe u plagosën fotografi dhe një fëmijë 9-vjeçar. Dhëndri mbërriti në spitalin Ben Guerdane në gjendje kritike dhe vdiq pak më pas.

Tragjedia ndodhi ndërsa procesioni i dasmës po shkonte drejt shtëpisë së nuses. Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim për të identifikuar personat përgjegjës për vdekjen e të riut, të cilët u larguan pas incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion