Kukës/ Drejtonin automjetet pa leje drejtimi, arrestohet një shofer, procedohen dy të tjerë

Aktualitet

Kukës/ Drejtonin automjetet pa leje drejtimi, arrestohet një shofer,

Policia Rrugore e Kukësit ka arrestuar një drejtues atomjeti pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Krumës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe për shtetasin H. C., 41 vjeç, banues në fshatin Cahan, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa dëshminë përkatëse të aftësisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion