Humbi në xhungël, 71-vjeçari 3 ditë pa ngrënë: Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur

Bota

Humbi në xhungël, 71-vjeçari 3 ditë pa ngrënë:

Njihuni me Leonard Barry Weller, 72 vjeçari nga Hastings që humbi rrugën dhe jetoi pa ujë dhe bukë në xhungël për 3 ditë. DailyMail shkruan se i moshuari po udhëtonte me motoçikletë për të vizituar miqtë në provincën Khon Kaen, në verilindje të vendit, kur humbi rrugën në pyje të dendura.

Pasi u gjet dhe u ribashkua me bashkëshorten, i moshuari tha se ka qenë shumë i lumtur në atë aventurë 3 ditore, larg qytetërimit. Ai tha se kishte pirë nga pellgjet nëpër një kashtë bari, ka ngjitur pemë për të provuar dhe parë një rrugë drejt sigurisë, por papritmas u godit nga një stuhi shiu dhe nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të flinte natën në xhungël.

Dhe në mënyrë të pabesueshme, pensionisti i uritur duroi tre ditë pa ushqim dhe mbijetoi duke përdorur një copë bar si një kashtë për të pirë ujë shiu nga pellgjet. Bashkëshortja e tij e tmerruar ka kërkuar ndihmë, dhe pas ditësh ai u gjet.

 “Unë jam mrekullisht i lumtur, kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur në jetën time. Këmbët e mia janë të lënduara, përndryshe unë jam i lumtur. Unë thjesht admiroj punën që po bëjnë këta njerëz, kjo më bën të qaj”, tha ai kur takoi gruan e tij.

Humbi në xhungël, 71-vjeçari 3 ditë pa ngrënë:

Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për rreth 15 vjet, tha se parkoi motorin e tij për të ecur në një kodër, por më pas harroi drejtimin e kthimit “kështu që vazhdoi të ecë përpara”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion