Përkeqësohet situata e Covid-19 në Afrikën e Jugut

Situata e Covid-19 në Afrikën e Jugut është përkeqësuar. Sipas autoriteteve shëndetësore, rastet kanë shkuar në mbi 7.9 milionë, ndërsa i viktimave në 198.866. Sipas mediave ndërkombëtare, më problematike situata është në Marok, Tunizi, Libi dhe Etiopi, ndërsa numri i vdekjeve është më i lartë në Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 130.1 milionë doza të vaksinës. Shkalla e të vaksinuarve plotësisht kundër virusit në kontinent, ku janë administruar rreth 93.4 milionë vaksina është në nivelin 2.5 për qind.
Vendi ku janë kryer më shumë vaksinime është Maroku me 31 milionë doza./TCH


