Covid-19 nuk ndalet në Kosovë, i merr jetën 26-vjeçares shtatëzanë

Kosovë&Rajon

Covid-19 nuk ndalet në Kosovë, i merr jetën 26-vjeçares

Një tjetër grua shtatëzanë ka ndërruar jetë në Kosovë, si pasojë e Covid-19. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është një 26-vjeçare, e cila pas lindjes me operacion, ajo transferuar tek të shtruarit që marrin mjekim intesiv, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte në gjendje të rëndë.

Lajmin e bëri me dije anesteziologu, Gazmend Spahija. “Gruaja ka vdek sot ka ora 02.30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë.

 Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë”, ka thënë ai. Sipas këtij të fundit, 26-vjeçarja kishte rezuktuar e infektuar me Covid me 3 gusht të këtij viti./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion