Në pak vite vrau dy partnerët e saj me bar miu, 34-vjeçarja dënohet me 21 vite burg

Bota

Në pak vite vrau dy partnerët e saj me bar miu, 34-vjeçarja

Njihuni me Wane Brenda Oliveira, gruaja e cila ka vrarë të dashurin e saj me bar miu, gjë të cilën e ka bërë edhe me partnerin e saj. 34-vjeçarja e ka nisur këtë “sport” të rrezikshëm në 2017 në Brazil. Bashkë me partnerin e saj bashkëjetonin prej më shumë se një viti, por vendosi të vendosi në jetë planin e tmerrshëm kur mësoi se i dashuri donte të ndahej prej saj.

Ajo e helmoi partnerin e saj dhe vetëm pasi helmi nisi të jepte efekt, e dërgoi Alves në një klinikë shëndetësore, ku gjeti edhe vdekjen. Mirëpo vdekja e Edvaldo Araujo Alves u konsiderua se erdhi si pasojë e një ataku kardiak.

Hetuesit vendosen që pas një viti ta zhvarrosin për ti bërë autopsinë, e cila konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një helmimi. Mirëpo pavarësisht kësaj, vajza 34 vjecare nuk hoqi dorë nga vesi i tmerrshëm. Ajo krijoi një lidhje të re me Evandro Bonfim de Souza, të cilin gjithashtu e helmoi pasi mësoi se donte braktiste.

Në pak vite vrau dy partnerët e saj me bar miu, 34-vjeçarja

Ajo është dënuar me 21 vjet burgim për vrasjen e parë në vitin 2017 ndërsa nuk është dhënë ende dënimi përfundimtar për akuzat e vrasjes së dytë. Megjithatë vetë ajo vazhdon ti mohojë akuzat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion