Ish- ekstremisti i ISIS nuk duron më, pranon të gjithë krimet që ka bërë ndër vite

Bota

Ish- ekstremisti i ISIS nuk duron më, pranon të gjithë krimet

Një ish-shtetas britanik, i akuzuar për vrasjen e pengjeve perëndimore kur ka qenë anëtar i grupit militant Shteti Islamik (IS) në Siri, u deklarua fajtor për akuza të shumta penale në një gjykatë federale të SHBA-së. Alexanda Amon Kotey pranoi fajësinë për komplot për vrasjen e katër pengjeve amerikane dhe krime të tjera.

Kotey, 37 vjeç, është një nga katër anëtarët e Shtetit Islamik të quajtur “Beatles”, për shkak të theksit të tyre britanik. Ai dhe një burrë tjetër, El Shafee el-Sheikh, janë dërguar në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, pasi janë kapur nga forcat kurde siriane dhe u janë dorëzuar trupave amerikane në Irak.

Britania, e cila nuk ka dashur t’i gjykojë ata, u ka hequr shtetësinë e tyre britanike dhe ka lejuar që të transferohen në Shtetet e Bashkuara me kushtin që të mos përballen me dënimin me vdekje. Kotey dhe Elsheikh akuzohen për përfshirje në vrasjen e gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff, si dhe të punonjësve të ndihmës Peter Kassig dhe Kayla Mueller.

El-Sheikh është deklaruar i pafajshëm në tetor. Kryetari i dyshuar i bandës “Beatles”, Mohammed Emëazi, i njohur si “Xhihadi John”, është vrarë në një sulm me dron në vitin 2016. Anëtari i katërt i grupit po vuan dënimin me burg në Turqi./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion