Marrëdhënia e veçantë me babanë, Natalia Bryant kujton Koben

Showbiz

Marrëdhënia e veçantë me babanë, Natalia Bryant

Pothuajse 2 vite nga vdekja e Kobe dhe Gigi Bryant, Natalia Bryant i ka kujtuar në intervistën që ka dhënë së fundmi. Natalia shprehet se ëma, Vanessa Bryant, është personi që ka ndikuar më shumë në stilin e saj dhe kur është pyetur se çfarë e motivon, ajo është përgjigjur: “Babai im”.

Më vonë ajo ka folur për lidhjen e veçantë që ka pasur me Kobe, kur vjen puna tek dashuria për filmat dhe përse dëshiron të ndjekë një karrierë në industrinë e filmit.

“Babai im dhe unë shikonim sa më shumë filma të mundnin dhe më pas analizonim sa më shumë filma të mundnim e flisnim për këtë gjë me muaj të tërë. Kudo që shkonim ne flisnim për filma të ndryshëm dhe na kujtoheshin skena prej tyre. Për shëmbull thoshim ‘Ua kjo ndërtesë më kujton këtë pjesë nga ky film’. Kjo gjë më ka frymëzuar dhe mendoj se këtë dua ta bëj përgjithmonë”, është shprehur ajo.

Marrëdhënia e veçantë me babanë, Natalia Bryant

Gjithashtu ajo ka treguar se eksperienca e saj më e guximshme ka qenë kur ka notuar më peshkaqenët së bashku me Kobe Bryant./iconstyle

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion