Ndodh pas 87 viteve në Turqi, falet namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë Ajasofja

Bota

Ndodh pas 87 viteve në Turqi, falet namazi i parë i Fitër

Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) pas 87 viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi u drejtua nga Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.

Namazi u fal në kuadër të masave të koronavirusit të ri (COVID-19) brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Në kuadër të programit të organizuar në xhami u lexua Kur’ani Kerimi pas namazit të sabahut.

Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbaş, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë.

Në namazin e Bajramit në Ajasofja morën pjesë gjithashtu edhe kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoğlu si dhe zyrtarë të tjerë.

Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.

Xhamia Ajasofja u ri hap për adhurim më 24 korrik 2020. /AA/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion