Ranë në krye të detyrës, NATO përkujton dy dëshmorët shqiptarë: Klodian Tanushin dhe Zarife Hasanaj

Aktualitet

Ranë në krye të detyrës, NATO përkujton dy

Forcat e Armatosura të NATO-s në Letoni kanë përkujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj të cilët ranë në krye të detyrës gjatë një misioni ushtarak në Letoni.

Ushtarakët e të gjitha kombeve të NATO-s në kampin Adazi shprehën ngushëllimet e tyre dhe përkujtuan dëshmorët major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj, duke mbajtur në duar kurora me lule ku shkruhej “Gjithmonë mes nesh”.

“Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me “eFP BG” Letoni ndërsa kryenin një mision real.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata”, thuhet në postim.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForwardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive.

Zarife Hasanaj humbi jetën menjëherë në vendngjarje më datë 6 maj, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

ME TE LEXUARAT