Ndarja e Bill Gates, miqtë i nxjerrin sekretin: Kjo është arsyeja përse e la gruan

Bota

Ndarja e Bill Gates, miqtë i nxjerrin sekretin: Kjo është arsyeja

Shokët e golfit të Bill Gates ishin ndër të parët që mësuan se martesa e tij ishte në vështirësi.

Miliarderi i Microsoft-it e përshkroi marrëdhënien e tij me gruan Melinda si “pa dashuri” shumv përpara se divorci i çiftit të bëhej publik, mësoi The Post.

“Billi foli me miqtë e tij të ngushtë në kursin e golfit. Ai u tha atyre pak kohë që martesa ishte pa dashuri, se kishte mbaruar për disa kohë dhe ata po jetonin jetë të ndara”. tha një burim.

Gates është një fanatik i golfit, i cili u martua me gruan e tij në klubin e golfit Manele Bay Hotel në Haëaii në vitin 1994.

Ndërkohë, The Post ka mësuar se vendimi për divorc ishte i vështirë për Melindën për shkak të besimit të saj të fortë katolik.

“Ajo dëshiron të marrë një anulim nga Vatikani pas divorcit civil”,- tha një burim që ka punuar me Melinda.

Melinda ishte shumë e mërzitur me burrin e saj të pasur për shkak të lidhjeve të tij me biznesmenin e ndjerë i akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion