“Ndalova të blija cigare dhe çakmak”, vrasësi i Ilaria Sulës ju tregon në letër prokurorëve dinamikën e krimit!

Bota

“Ndalova të blija cigare dhe çakmak”, vrasësi i

Mark Samson, vrasësi i shqiptares Ilaria Sula, ju ka rrëfyer prokurorëve të gjith ngarjen pëmes një letre. Filipinasi jep me detaje gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit. Ai shpjegon se fillimisht kanë kujtuar me Ilarian historinë e tyre dhe marrdhënien që kanë patur, pak para se ta godiste me thikë.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkruan 23-vjeçari.

Më tej ai shpjegon atë se çfarë ndodhi pas vrasjes së Ilarias, ku thotë se ndërsa po transportonte trupin e shqiptares brenda në valixhe, ndali par një dyqani për të blerë cigare dhe çakmak.I riu, aktualisht i izoluar në Regina Coeli me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së një kufome, shkruan se mbrëmjen e 25 marsit “po bëhej vonë dhe kështu Ilaria më pyeti nëse mund të qëndronte në shtëpinë time”.

“I dhashë një palë pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flisnim për gjërat e mira që kishim kaluar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. “Dashuri, zemër, jetë…” dhe pastaj kaluam tek ato shqipe “Shpirt”, “Zemra ime” dhe së fundmi tek ato filipinase “‘Bebe Ko’, ‘Mahal’, ‘Asaëa’…”.

Në letër, 23-vjeçari më pas ndalet tek ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina.

“E nxora karrocën nga ndërtesa, ishte një ditë me një diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita karrocën pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një tabakino dhe blej cigare dhe një çakmak”, rrëfen filipinasi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion