“Naziste e vogël”, mblidhen 36 mijë funte për vogëlushen që qau në ndeshjen Angli-Gjermani

Bota

“Naziste e vogël”, mblidhen 36 mijë funte për

Një burrë që mblodhi 36 mijë funte për vogëlushen, tifoze të Gjermanisë e cila u filmua duke qarë në një ndeshje të Euro 2020, thotë se paratë do të shkojnë për bamirësi, derisa edhe familja e saj tashmë është identifikuar.

Sipas BBC, Joel Hughes, nga Caerleon, Newport të Uellsit, nisi një mbledhje fondesh “për të treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar ishin të tmerrshëm”.

Disa tifozë të Anglisë kanë bërë komente abuzive në lidhje me të pasi ajo u fotografua duke qarë gjatë humbjes me 2-0 të Gjermanisë në Wembley.

Në një deklaratë në faqen e mbledhjes së fondeve, familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin Unicef-it.

“Në interes të vajzës sonë dhe familjes tonë ne do të dëshironim të mbeteshim privatë, megjithatë, dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj të mahnitshme”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion