Arti në zi, ndërron jetë aktori i famshëm

Bota

Arti në zi, ndërron jetë aktori i famshëm

Aktori, producenti dhe filantropi i famshëm indian Dilip Kumar u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 98-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur miku i familjes, Faisal Fatooqui, i cili me anë të një postimi në Twitter shkruante:

“Me zemër të rëndë dhe pikëllim të thellë, njoftoj se i dashuri ynë Dilip Saaba vdiq disa minuta më parë”.

Mjeku Jalil Parker konfirmoi lajmin për vdekjen e aktorit, i cili ishte një nga fytyrat më të njohura të kinemasë indiane Bollywood. Kumar u shtrua në spital në Mumbai javën e kaluar.

Kumar u lind dhe u rrit në Peshawar, ndërsa në vitin 1947 u transferua në Mombai, ku gjithashtu fitoi famë në aktrim.

Ai ka fituar çmime dhe mirënjohje të shumta gjatë karrierës së tij 50-vjeçare dhe yjet më të mëdhenj të Bollywood-it po shprehin pikëllimin për vdekjen e tij.

“Dilip Kumar ishte më i madhi dhe ai është unik”, shkroi regjisori indian Hansal Mehta në Twitter.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se ”Kumar do të mbahet mend si një ikonë dhe l

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion