Luigi Soreca takon Lulzim Bashën, zbulohet çfarë diskutuan

Politikë

 Luigi Soreca takon Lulzim Bashën, zbulohet çfarë
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë si nga PD dhe nga Misioni i BE-së në vendin tonë.

Të pranishëm kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Me anë të një shënimi në Twitter, ambasadori Soreca njofton se u diskutua gjatë lidhur me rolin që do të ketë opozita në Kuvend në legjislaturën e ardhshme e cila do të nisë në shtator.

Është folur gjithashtu për situatën politike në vend dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Luigi Soreca: Shkëmbim i gjatë medimesh sot midis shefave të misionit të BE-së dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar. Ne shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin e BE, median dhe reformën në drejtësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion