NASA publikon fotot nga hapësira, ja si dukej uragani “Ida” në SHBA

Disa ditë pas uraganit “Ida”, NASA ka publikuar fotot të marra nga astronautët.

Mediat amerikane teksa shprëndajnë fotot e NASAS, e kanë konsideruar këtë si uragani i pestë më i madh që ka goditur ndonjëherë SHBA-të.
Sipas mediave, këto pamje nga astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, janë marrë para se të shpërthejë uragani i Kategorisë 4 të dielën.

Kujtojmë se fuqia e erës ishte prej 150 kilometrash në orë, dhe për pasojë 1 milionë njerëz janë pa energji elektrike, rrugët janë mbushur me ujë, ndërsa shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Fatjkeqësisht, 5 persona nuk i shpëtuan vdekjes. Situata më e rënduar është në Misisipi dhe Luiziana.


