Ndërron jetë në spital 55-vjeçari, policia jep detajet: Dyshohet se...

Aktualitet

Ndërron jetë në spital 55-vjeçari, policia jep detajet:

Një 55-vjeçar, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme. Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë, që dyshohet se ka qenë endacak, i cili u gjet në rrugën “Endri Keko”. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 55-vjeçarit, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjekësor, në rrugën “Endri Keko”.

Gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion