Kushtet e spitalit në Dibër, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë, kërkon ndihmë nga ndjekësit

Showbiz

Kushtet e spitalit në Dibër, Bebe Rexha dhuron 10 mijë

Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u ka bërë thirrje edhe ndjekësve të saj në Instagram. Përmes një story, ajo shkruan:

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime.

Kushtet e spitalit në Dibër, Bebe Rexha dhuron 10 mijë

Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ndërsa ka ndërlidhur edhe linkun i cili të qon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin.

Kushtet e spitalit në Dibër, Bebe Rexha dhuron 10 mijë

Nuk është hera e parë që Bebe Rexha përfshihet në vepra humanitare. Para dy vitesh ajo erdhi në Shqipëri dhe investoi për një shtëpi në Fushë- Krujë, pasi u shkatërrua si pasojë e tërmetit më 26 nëntor 2019.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion