Një dietë e shëndetshme dhe më pak kile, konsumoni sa më shumë mollë

Soft

Një dietë e shëndetshme dhe më pak kile, konsumoni sa

Mollët mund t’ju ndihmojnë që të humbni peshë. Kujtojmë se shumë studime nuk e këshillojnë për shkak se ky frut ka numër të lartë të karbohidrateve, por, një studim i ri e hedh poshtë këtë aludim. Mollët janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund t’i hani, dhe duhet të jenë absolutisht pjesë e rregullt e planit tuaj të ushqyerjes së shëndetshme.

Mollët ju ngopin mjaftueshëm; Kanë pak kalori; Janë të pasura me fibra; E përmbushin dëshirën për të përtypur; E pengojnë ngrënien e tepërt; E parandalojnë rritjen e sheqerit në gjak

Midis përmbajtjes së lartë të fibrave, karbohidrateve komplekse dhe të gjitha atyre mikroelementëve dhe antioksidantëve, kjo frutë e vogël dhe e zakonshme, me të vërtetë mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj dhe për humbjen e peshës.

Mënyra më e mirë për ta shijuar mollën është duke e shoqëruar atë me ndonjë tjetër përbërës që ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një periudhë edhe më të gjatë kohore. Për shembull, hajeni një mollë të kombinuar me 2 lugë gjalpë kikiriku. Jo vetëm se është një kombinim i shijshëm, ju gjithashtu do të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur.

Zgjedhja e një molle si burim i karbohidrateve në vaktin tuaj të ushqimit, gjithashtu mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për marrjen e fibrave të domosdoshme për trupin, ndërsa ushqimi juaj mbetet me pak kalori.

Pra mos harroni që mollët mund t’i shoqëroni me produkte të ndryshme si, arroret, djathi apo gjalpi i kikirikut, mund t’i përdorni në sallatë me mish pule dhe me salcë të përbërë nga vaji i ullirit dhe uthulla apo lëngu i limonit./Gazetaexpres

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion