Kultivonin kanabis, në pranga 2 persona në Krujë

Aktualitet

Kultivonin kanabis, në pranga 2 persona në Krujë

Krujë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Parandalohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim po për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të mara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në Njësinë Administrative Thumanë, Krujë.

Në vijim të veprimeve, u ndalua shtetasi Sh. S., 42 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për të njëjtën vepër penale. Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. Sh., 47 vjeç, banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion