Moti i keq në Greqi, tornado shkakton dëme në disa zona në Rodos
Lajmifundit
/
1 Prill 2025, 15:54
Bota

Moti i keq ka goditur Greqinë duke shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dherash, ndërsa shumë banesa ndodhen nën ujë.
Gjithashtu një tornado ka shkaktuar dëme masive në disa zona në Rodos, pasditen e kësaj të marte.
Erëra të forta kanë rrëzuar pemët, ndërsa mediat greke raportojnë edhe për mjete të dëmtuara.
Ndërkohë ekipet zjarrfikëse, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur heqjen e pemëve nga zona në mënyrë të sigurt.


