Moti i keq në Greqi, reshjet e shiut përmbytin rrugët dhe banesat (Video)
Lajmifundit
/
10 October 2021, 09:49
Bota

Disa zona në Greqi po përballen me një mot të keq. Mediat vendase shkruajnë se janë prekur zonat të cilat në verë u dogjën nga zjarret. Bëhet fjalë për Evinë, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe dëmtimin e disa banesave.
Reshjet e shiut kanë kthyer rrugët në lumenj, duke përmbytur edhe disa banesa. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se për pasojë 4 banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre. Moti i keq ka prekur edhe Achladin dhe Agia Anna.
Reshjet e shiut kanë nxjerrë nga shtrati lumenjtë dhe përrenjtë, duke përmbytur toka të shumta. Në terren kanë zbritur ekipet e shpëtimit.


