Aplikimi i dozës përforcuese anti- Covid, Italia nuk humb kohë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije një ditë më parë se doza përforcuese shumë shpejt do nisë aplikimin. Grupmoshat që do përfitojnë janë personat mbi 60-vjeç dhe personat me imunitet dobët. Në njoftimin e publikuar nga ministria, vendimi i marrë është mbështetur në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s.
Sipas EMA-s, doza e tretë merret 6 muaj pasi përfundon cikli i vaksinimit parësor, kështu do veprojë edhe Italia. Aktualisht në Itali numërohen 8,4 milionë qytetarë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës anti- Covid. Në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë të paimunizuar.


