Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, policia kap mat 37-vjeçarin në Durrës
Lajmifundit
/
10 October 2021, 09:18
Aktualitet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi u kap në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin. Ka rënë në pranga shtetasi G.S, banues në Vlorë.
“Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


