Mot ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar: Veriu ngrin, në jug pritet valë e nxehtë

Bota

Mot ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar: Veriu ngrin, në jug

Moti ekstrem ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa veriu është mbuluar nga ngricat dhe i ftohti, në jug të vendit pritet një valë e nxehtë deri në 20 celcius.

Në disa pjesë të Skocisë, temperaturat arritën deri në -5.5C këtë mëngjes ndërsa i ftohti ka goditur britanikët e veriut.

Mot ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar: Veriu ngrin, në jug

Bora ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimit këtë mëngjes në Skoci, pasi shumë njerëz u zgjuan nga acari.

Zyra metereologjike në vend ka lëshuar një paralajmërim të motit për disa pjesë të vendit, ndërsa bora e vazhdueshme ka ngadalësuar rrugët dhe hekurudhat.

Paralajmërimi preku zonat e Central, Tayside & Fife, Grampian, Highlands dhe South Ëest Scotland deri në orën 11 të mëngjesit.

Por Britanikët e Jugut shijuan rrezet e diellit sot, pavarësisht nga kushtet e dimrit në veri të vendit.

Moti i ngrohtë do të shoqërojë gjithë fundjavën në jug të Britanisë me temperatura që do të arrijnë deri në 20 gradë celcius, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion