BE hap negociatat vetëm me Shqipërinë nëse Bullgaria bllokon Maqedoninë e V

Politikë

BE hap negociatat vetëm me Shqipërinë nëse Bullgaria bllokon

Veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mund të shtrëngojë BE-në të mbajë Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë.

Deri më tani dy vendet janë trajtuar gjithmonë bashkë, por Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për Euronews e ka lënë të hapur këtë mundësi.

Për Varhelyin, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e parë ndërqeveritare.

Kam shpresë se do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në qershor.

Nëse përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë. Ky mund të jetë një opsion”.

Sipas burimeve, Komisioni Evropian pritet të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, në muajin e qershorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion