Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të mikrokredive, i blenë nga "Pro Credit Bank"

Aktualitet

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Prokuroria e Tiranës ka goditur më në fund mashtriminin e mikrokredive. Edhe pse me shumë vonesë, pasi Ministria e Drejtësisë ka bërë 700 faqe kallëzim penal që në shkurt 2020, sërish veprimi i Prokurorisë është për t’u vlerësuar.

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Prokuroria ka kërkuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest shtëpie për disa fije të kupolës së mikrokredive.

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Prapaskena sjell foton e secilit anëtar të kartelit të mikrokredive Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, për të cilët Prokuroria kërkon izolimin në burg ose në shtëpi për zhvatjen e mijëra shqiptarëve.

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Ata janë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote Alketa Tanushi, Jordisa Dervishi dhe Elda Ibro.

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Duhet theksuar se përpos Arben Meskutit dhe Elda Ibros, të tjerët kanë rol zbatues dhe thjeshtë u kanë lënë vulën në dorë për të grabitur./ Prapaskena

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Dalin fotot e emrat, kush janë 9 administratorët e skandalit të

Rasti numër tre i mashtrimit
Ndërkohë një rast i tretë i mashtrimit lidhet me shtetasen Eriselda Rista. Kjo grua së bashku më bashkëshortin e saj Ilir Dylgjeri, ka marrë një kredi pranë “ProCreditBank” në 2010, në shumën 700 mijë lekë të reja.

Pas disa shlyerjesh kredi-marrësit, nuk e paguajnë këstet dhe me vonë banka kërkon nga gjykata të nxirret një urdhër ekzekutimi për marrjen me forcë të detyrimit nga shërbimi përmbarimor. 

Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër ekzekutimi në vlerën e 735 mijë lekëve.

Ajo i është drejtuar shoqërisë “Shkrela” për titullin e ekzekutimit ku në mënyrë të detajuar ka kërkuar mbi 692 mijë lekë principal, mbi 230 mijë lekë interesa dhe mbi 85 mijë lekë gjoba.

Në total vlera e kërkuar është mbi një milionë lekë të reja. Ndërkohë që vendimi i gjykatës ishte për 735 mijë lekë. Rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Përmbaruesi Ilirjan Shkrela lidhur me ekzekutimin ka nisur procedurën e ekzekutimit duke shtuar edhe tarifën përmbarimore prej 58 mijë lekësh.

Fillimisht ka urdhëruar vendosjen e masës sekuestro konservative mbi pagën e debitores nga janari 2013 deri në janar 2014.

Gjithë këtë periudhe çdo muaj ka kaluar rregullisht shuma prej 12 mijë lekë të reja nga llogaria e përmbaruesit te ajo e bankës “ProCredit”.

Kjo bankë ka kaluar një sërë dosjesh te shërbimi përmbarimor “ZiG”. Mes tyre ishte edhe dosja e EriseldaRista.

Pas transferimit të çështjesh nga njëra zyrë përmbarimore te tjera u shtuan edhe 6600 lekë për shpenzimet e administratimit të dosjes përmbarimore.

Përmbaruesja e shoqërisë përmbarimore “STAR”, Jordisa Dervishi ka sekuestruar pagat e dy bashkëshorteve si dhe mjete motorike.

Me pas në maj të 2015, “ProCreditBank”, i ka shitur portofolin e kredive te keqia agjensise financiare “MicroCredit Albani”.

Me ketë agjenci ata kanë lidhur katër kontrata me të njëjtin kreditor që kërkonte ekzekutimin e detyrimit “MicroCreditAlbania”.      

“...praktika si këto qe janë trajtuar me sipër, ne dosjet përmbarimore objekt hetimi janë ne një numër të konsiderueshëm...”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT