Stresi publikon një foto nga fëmijëria, ja si i thyente rregullat e shkollës

Showbiz

Stresi publikon një foto nga fëmijëria, ja si i thyente rregullat

Reperi Stresi di edhe të jetë i qetë dhe i ëmbël. Ai së fundmi ka publikuar një foto të tijën në fëmijëri, kohë kur ai nuk ishte një bad boy. Fotoja është nga shkolla 8-vjeçare dhe Stresi është ndër fëmijët e paktë pa përparëse.

 “Jam unë djali i keq përjetë, pa përparëse. Po mendoja çfarë bëjnë këta njerëz sot, shpresoj të jenë mirë Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Stresi.

Stresi publikon një foto nga fëmijëria, ja si i thyente rregullat

Sot ai siç e njohim, është gjithmonë pranë sherreve dhe konflikteve. Ai shumë herë ka përfunduar në burg, ka tentuar të arratiset dhe shumë vepra të tjera penale. Aktualisht Stresi ndodhet në arrati larg Shqipërisë dhe ka premtuar se do të kthehet gjatë zgjedhjeve në muajin prill. Megjithatë ky fakt nuk e ka penguar që të jetë aktiv në muzikë dhe të përflitet në media. Reperi ka premtuar se shpejti do të vijë në bashkëpunim me një nga reperët më të mirë britanik, C Biz.

ME TE LEXUARAT