Djali impulsiv në fushë, por romantik në shtëpi, Granit Xhaka i shkruan fjalët më të bukura gruas

Futbollisti Granit Xhaka ka shkruar fjalët më të bukura për bashkëshorten e tij për ditëlindjen. Përmes një postimi në Instagram, Xhaka publikoi fotot më të bukura, për të uruar bashkëshorten e tij, Leonita.
Por, ajo që bën më përshtypje, është se në shtëpi, është një Granit shumë ndryshe nga ai që ne njohim në fushën e futbollit.

“Zemra ime! Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. Urimet më të mira për ditëlindjen tënde. U bëfsh edhe 100 vjeç. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, ka shkruar ai në urimin për Leonitën.
Dyshja më e preferuar janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Disa kohë më parë Leonita zbuloi se është shtatzënë dhe aktualisht çifti janë në qiellin e shtatë nga lumturia. Graniti dhe Leonita ja dolën mbanë që lajmin e bukur ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.


