Ndezën zjarr dhe dogjën dhjetëra dynym tokë, në pranga dy persona në Manzë dhe Kavajë

Aktualitet

Ndezën zjarr dhe dogjën dhjetëra dynym tokë, në pranga

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim, në Manzë dhe Kavajë, pasi janë arrestuar si përgjegjës për dy zjarre që shkaktuan djegien e  11.4 dynymëve tokë. Policia raporton se në Manzë u arrestuan shtetasi me iniciale H. X., 69 vjeç dhe shtetasi me iniciale A. V., 49 vjeç, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Ndërsa në Kavajë, mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç.

Sipas policisë, dy shtetasit teksa kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, në fshatrat Agonas dhe Bago, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

Hamallaj, Manzë/Ndezën 2 zjarre që shkaktuan si pasojë djegien e rreth 10 dynymëve tokë arë, vihen në pranga 2 shtetas.

Kavajë/Dogjën rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë të mbjellë me ullinj, në fshatrat Agonas dhe Bago, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo janë njoftuar për 4 vatra zjarri në fshatrat Hamallaj, Agonas dhe Bago, janë nisur menjëherë në drejtim të këtyre fshatrave, bashkë me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale janë identifikuar të 4 autorët e këtyre zjarrvënieve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit H. X., 69 vjeç dhe A. V., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Hamallaj, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 dynym tokë arë, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. Ç., 60 vjeç dhe E. B., 61 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, në fshatrat Agonas dhe Bago, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 1.4 dynym tokë arë dhe tokë e mbjellë me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

 

ME TE LEXUARAT