Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara nga mungesa e ndërhyrjeve për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve pranë strukturës së saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja u mor si masë sigurie pasi ura përbën rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është i pamundur.

Megjithatë, nuk është dhënë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparim apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.

Kjo situatë ndodh në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin për shkak të fluksit turistik. Mungesa e urës pritet të shkaktojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-daljet e Lezhës, duke ndikuar në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve./klan

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion