Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë, situata mbahet nën kontroll

Aktualitet

Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri

Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavijë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek.

Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një vatër e vogël në tarracën e një prej shtëpive, e cila më pas është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes, ndërsa bëhet apel për vigjilencë të shtuar në këto ditë të nxehta vere, kur rreziku nga zjarret është maksimal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion