Mendoi se lidhja ishte shkëputur, gazetari i BBC ankohet për punën e tij ‘live’ (Video)

Bota

Mendoi se lidhja ishte shkëputur, gazetari i BBC ankohet për

Një situatë të turpshme dhe të pakëndshme ka kaluar gazetari i BBC, Dan Johnson. Në një lidhje live, gazetari po raportonte për situatën në Afganistan, ndërsa i përgjigjej edhe pyetjeve të kolegut në studio, Sean Layne.

Në një moment, gazetari u hutua dhe mendoi se lidhja është ndërprerë, gjë që e acaroi. Pas kësaj, me idenë se lidhja është shkëputur, gazetari nisi të ankohet për punën e tij, duke bërë një figurë të keqe. “Kjo punë… kjo punë, o burrë”, tha ai.

Ndërkohë, kameramani, për ta shpëtuar është larguar nga kuadri i kamerës. Të njëjtën gjë bëri edhe kolegu në studio, duke treguar se linja u shkëput dhe se do rilidhen, gjë që nuk ndodhi më.

Videon dhe lajmin e ndau vetë gazetari, ndërsa shprehet se pavarësisht se cfarë ndodh, duhet të kujdesesh sepse je në 'live'.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion