Me pako kokaine në trup e në makinë, lihet në qeli 29-vjeçari shqiptar në Imperia

Bota

Me pako kokaine në trup e në makinë, lihet në qeli

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vallecrosia, Imperia të Italisë pasi iu gjet kokainë. Ndaj tij, gjykata ka caktuar arrest në burg.

I riu u ndalua nga karabinierët për një kontroll, gjatë një shërbimi rutinë monitorimi të territorit.

Gjatë kontrollit iu gjetën dy pako me kokainë, të mbyllura hermetikisht. Dy të tjera u gjetën të fshehura brenda automjetit.

29-vjeçari kishte precedent penal, ndërsa edhe më herët kishte shfaqur sjellje të çuditshme.

ME TE LEXUARAT