Zjarr në zonën e Pus Mezinit në hyrje të Vlorës! Flakët shumë pranë banesave(VIDEO)
Lajmifundit
/
19 Gusht 2026, 16:39
Aktualitet

Një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi është përfshirë nga flakët ditën e sotme, në zonën e Pus Mezinit, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Mësohet se zjarri është përhapur në një terren pranë disa banesave, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt tyre.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.
Terreni dhe bimësia e thatë favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa ndërhyrja vijon për të shmangur çdo rrezik për banesat pranë zonës së zjarrit.


