"Më ka përdhunuar për një muaj", 18-vjeçarja denoncon efektivin e Policisë
Lajmifundit
/
11 July 2021, 15:53
Bota

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Iliupoli të Greqisë, ku një 18-vjeçare ka bërë në denoncim ku pretendon se një efektiv policie ka abuzuar seksualisht me të.
Mediat greke bëjnë me dije se vajza ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke thënë se ishte arratisur nga vendi ku e mbante polici.
Sipas deklaratës së saj polici për një muaj ka abuzuar me të dhe e ka mbajtur me zor në një banesë.
Policia ka arrestuar kolegun, i dyshuar si autori i ngjarjes së rëndë dhe po merret në pyetje.


