Italia më e rrezikshme, gjashtë gabimet që Anglia nuk mund t’i përsërisë në finale

Sport

Italia më e rrezikshme, gjashtë gabimet që Anglia nuk mund

Anglia luajti shumë mirë me Danimarkën, por sërish nuk shkëlqeu. Gareth Southgate pa 6 probleme në skuadrën e tij, të cilat do të mundohet t’i korrigjojë kundër Italisë.

Së pari, Maguire dhe Stones nuk ishin në të njëjtën gjatësi vale kundër Danimarkës, ashtu si shokët e tyre në krahë. Shaw dhe Walker shtynin përpara në pjesën e parë, duke i lënë shpesh dy qendrat të vetmuara.

Së dyti, goli i Danimarkës erdhi pas një faulli të panevojshëm të Shaw ndaj Kristensen. Së treti, Rice dhe Philips luajtën shumë mirë këtë turne, por ka zëra që kërkojnë rikthimin e Henderson. Italia do të ketë tre mesfushorë, Verrati-Jorginho-Barrella, dhe Anglia duhet të ketë më shumë kontroll.


Së katërti, Anglia e bëri zëvendësimin e parë kundër Danimarkës në 69’. Të dytin në shtesë, atëherë kur kundërshtari i kishte bërë 5. Sigurisht që Southgate nuk gaboi me to, por me intensitetin ndaj Italisë, ai duhet ta shfrytëzojë më mirë stolin e pasur që ka.

Së pesti, ndaj Danimarkës, Anglia bëri 20 goditje drejt portës, por shënoi vetëm 2 gola. Ndaj Italisë nuk mund të shpërdorojë kaq shumë.

Dhe së fundmi, të gjithë e dinë talentin e portierit Pickford me këmbë, por ndaj Danimarkës, portieri pati shumë pasiguri dhe në momente presioni humbte topa të panevojshëm. Nëse përsëritet, sulmuesit e Italisë janë më të rrezikshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion