Ledjana sapo konfirmoi thashethemet për partnerin në Belgjikë?! Deklarata befasuese

Showbiz

Ledjana sapo konfirmoi thashethemet për partnerin në Belgjikë?!

Ledjana Prenga do të mbahet mend gjatë nga publiku i “Për’puthen” për raportin e saj me Mevlan Shabën.

Në programin e dashurisë, dyshja shkaktoi herë pas here “drama” me zënkat, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme.

Ledjana sapo konfirmoi thashethemet për partnerin në Belgjikë?!

Një temë që u përfol në emision, që edhe lëkundi marrëdhënien e Ledjanës me ish-konkurrentin, ishte lidhja e saj e aluduar me dikë në Belgjikë. Ajo u sulmua edhe nga Melisa në rrjete sociale për këtë marrëdhënie jashtë programit, por kurrë nuk e pranoi madje e kundërshtoi dhe e mohoi fuqishëm.

Por, deklarata e Ledjanës sëfundmi në Instagram duket se ka konfirmuar thashethemet që zgjatën me muaj.

Teksa ka ndarë një foto të sajën, ajo shkruan: “Dashnia n’distancë është sprovë, e zoti sprovon njerëzit që i don mas shumti”.

Mos sapo na tha se me të vërtetë po përjeton një dashuri në distancë me partnerin e aluduar në Belgjikë apo bëhet fjalë për një tjetër romancë?! Kjo mbetet për t’u parë!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion